DEVOLL– Ministri i Financave Ridvan Bode nga Devolli deklaroi se kjo forcë politik do të fitoj edhe në zgjedhet e ardhshme, që do të zhvillohen në qershor të 2013. Në vijim ai ka akuzuaropozitën për bllokimin e statusit, ndërsa është shprehur se taksa e vogël e aplikuar nga PD-ja është alternativa e përparimit të vendit.

“Fitorja e PD në 2013 do të vazhdojë të thellohet. Zhvillimi ekonomik u implikua nga kriza, u ul ritmi i saj, por ne jemi të vendosur në alternativën tonë. Modeli i taksave të ulëta, është modeli që kërkon integrimin, është vital as opozita nuk mund ta mohojë. Përballë nesh ka një alternativë të përvarur. Bllokmenët e murit të bllokimit bllokojnë statusin, ashtu siç donin të bllokonin edhe vizat. Përdorën qarkun e Fierit për të bllokuar”,-  tha Bode. 

Ndër të tjera ai shtoi se, “Shqipëria renditet në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik. Modeli ynë prodhon rritje ekonomike, prandaj krijuam mirëqenie”, tha ai, ndërsa deklaroi se koalicioni me LSI-në do të vazhdojë pasi sipas tij LSI-ja, “plotëson aspiratat e shqiptareve.”