TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijoi edhe sot akuzat ndaj familjarëve të kryeministrit Berisha në lidhje me pasurinë e tyre.
Sipas deputetit socialist, familjarët e Berishës janë të parët për shpejtësinë e pasurimit.
“Daja i fëmijëve të Berishës pasuri disa miliarda, po ashtu edhe mbesa e tij”, tha Balla, ndërsa shtoi se cdo anëtar I familjes Berisha ka vënë pasuri përrallore.
Balla kërkoi shpjegime se: Cilat janë bizneset që ka konsultuar Argita e Shkëlezeni? Të përgjigjen a kanë fituar pasuri publike?