Një ditë pas përplasjes me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së, presidentit Ilir Meta i është kushtuar një këngë nga rapsodi Gëzim Ahmetaj.
Kënga titullohet “Jetë të gjatë o Ilir Meta” dhe deri më tani ka marrë mijëra klikime në Youtube, ndërkohë që videoklipi përmban disa nga momentet kulminante të presidentit Meta.
“Qysh kur vdiq Kastrioti, burrë më të fortë s’ka patur kombi”, “Kombit tonë me i shërby, politikës i ka hy”, janë disa nga vargjet që i drejtohen Presidentit.





