Në prag të ditës së verës, pranvera ka shpërthyer në Durrës.
Në disa nga rrugët e qytetit, kumbullat dekorative “Pissardi”, me lulet e tyre ngjyrë rozë, i kanë dhënë një tjetër atmosferë këtyre akseve.
Pas një dimri të dominuar krejtësisht nga lajmet e hidhura të lidhura me pandeminë Covid-19, qytetarët shpresojnë që pranvera dhe ngrohja e motit të sjellin më shumë gjallëri tek njerëzit, që prej një viti tashmë jetojnë nën ankthin e koronavirusit.





