MAT – Tre kryetarët e Komunave Rukja, Xibër dhe Gurrë janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Matit. Të zgjedhurit e pushtetit lokal akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Lutfi Çeka, Hamit Xhakrosa e Mustafa Selami akuzoheshin nga prokuroria se kishin ngritur një sistem vjedhje të fondeve publike me anë të përfitimit të tenderëve me një firmë fiktive. Përveç të zgjedhurve të pushtetit lokal në këtë skemë mashtrimi ishin përfshirë edhe shumë zyrtarë të tjerë.

Pasi firma fiktive shpallej fituese, personat e përfshirë në skemë tërhiqnin paratë dhe i ndanin mes tyre. Gjykata ka pushuar çështjen për mungesë provash, ndërsa prokuroria ka bërë të ditur se do ta ankimojë çështjen.