TIRANE – Thesari i Shtetit nis shpërndarjen e shpërblimeve për festat e fundvitit. Në pjesën më të madhe të institucioneve është lëvruar fondi prej 32 729 124 lekësh. Aparati i Këshillit të Ministrave ka në llogari 36 000 lekë, Ministria e Mjedisit 230 000 lekë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave 504 000 lekë. Për drejtoritë ku thesari ka kaluar paratë i mbetet drejtorive përkatëse të shpërndajnë fondin në llogaritë e punonjësve. Ndërkohë që për pjesën tjetër të institucioneve ku fondi i shpërblimit nuk ka kaluar ende pritet që kjo procedurë të mbyllet brenda kësaj jave. Sipas të dhënave zyrtare nga thesari, është firmosur dje lëvrimi i fondeve për përfituesit e deritanishëm.
Shpërblimet
Nis shpërndarja e shpërblimeve për punonjësit e administratës publike, mjekët mësuesit dhe policët. Burime nga Mini tria e Financave bëjnë të ditur se masa e shpërblimit do të jetë 10 mijë lekë për çdo punonjës të administratës. Në ligjin për buxhetin e vitit 2012, në administratën shtetërore figurojnë të punësuar 88 mijë e 640 punonjës, të cilët do të përfitojnë të gjithë nga vendimi i qeverisë. Tashmë është çelur fondi dhe të gjitha entet buxhetore do ta shpërndajnë atë sipas një grafiku të përcaktuar. Thesari ka firmosur pagesat e para sipas borderove të pagave.
Gazeta Shekulli