PALERMO– Një i vdekur dhe tre të humbur është bilanci i shëmbjes së dy ndërtesave mbrëmjen e djeshme në qytetin e Palermos, Itali.
Viktima është një 82 vjeçar, Ignazio Accardi. Ndërkohë të zhdukura janë gruaja e 82 vjeçarit Accardi, Antonino Cina, 54 vjeç dhe tezja e 54 vjeçarit.
Me dhjetëra janë persona e plagosur lehtë. Shumë forca zjarrfikëse dhe efektivë të policisë ishin mbrëmë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkohë kërkimet vazhdojnë ende për të gjetur trupat e të zhdukurve dhe persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Në vendngjarje shkoi edhe kryetari i bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando, i cili organizoi punën për të sistemuar familjet e mbetura të pastreha.
"Para një viti godinës iu shtua edhe kati i katërt e që nga ajo kohë banesa ishte çarë në shumë vende. Sot zhurmat që vinin nga trarët që nuk mbanin më u bënë edhe më të theksuara se zakonisht, prandaj thirrëm zjarrfikësit. Sapo ata na nxorrën jashtë, godina u shemb”,- thotë Giuseppina Ferrara, që bashkë me familjen e saj jetonte në katin e tretë të kësaj banese.