Kryeprokurori Adriatik Llalla ka vlerësuar asistencën e EURALIUS për disa projekte në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Falenderoj EURALIS për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Prokurorisë”, tha ai.
Sipas Llallës EURALIS ka ndihmuar në krijimin e një sistemi të unifikuar të hedhjes së të dhënave, i cili siguron saktësi më të madhe të të dhënave statistikore.
Kreu i organit të akuzës deklaroi ndër të tjera se mbi ligjin nuk do të dalë askush, duke shtuar se me anë të kontrollit asnjë prokuror nuk do lejohet të abuzojë.
“Nuk do ta cënojmë prokurorin, por nuk do lejojmë që ai të abuzojë me detyrën pasi askush nuk është mbi ligjin”, tha Llalla.