TIRANE- Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar nen për nen buxhetin për vitin 2013. Ashtu sikurse në seancën e kaluar, edhe sot priten debate të ashpra, pasi deputetët e opozitës e kundërshtojnë buxhetin, me argumentin e rritjes së pajustifikuar të nivelit të borxhit publik.
Nga ana e saj, mazhoranca e cilëson si historik buxhetin e 2013-ës, me të cilin synon të arrijë objektivin e mandatit tjetër qeverisës.
Pak ditë më parë, Kuvendi miratoi në parim projekt/ buxhetin e vitit 2013, i cili u miratua me 74 votat pro të mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër.