Vajza e Ermal Mamaqit dhe e Amit feston sot ditëlindjen. Ka qenë vetë aktori i humorit që me një foto të postuar në rrjetet sociale ka njoftuar ditëlindjen e vajzës së tij të vogël që feston 3-vjetorin.
“Sia dashuria 3”,- shkruan Ermali bashkangjitur fotos, ku shfaqet së bashku me vajzën dhe bashkëshorten. Komentet dhe zemrat nuk kanë munguar nga fansat e tij të shumtë.





