ITALI – Nxënësit homoseksualë diskriminohen dhe jo vetëm në shoqëri të mbyllura dhe ende patriarkale, por edhe në vende e qytete të zhvilluara europiane, ku mendohej se këto probleme tashmë ishin kapërcyer.
Gazeta italiane “Repubblica” ka botuar një letër të shkruar pikërisht mbi këtë temë të shkruar nga një prind:
"Jam e indinjuar për atë që po ndodh në shkollën e mesme që ndjek vajza ime. Bëhet fjalë për një shkollë profesionale për estetistë dhe parukierë, në pjesën perëndimore të Milanos, afër Bande Nere. Vajza ime më tregon që kjo shkollë frekuentohet nga shumë vajza dhe vetëm nga pak meshkuj. Mes tyre ka edhe gay. Bëhet fjalë për nxënës të moshës 14,15 ose 16 vjeç, me pak fjalë shumë të ndjeshëm dhe të brishtë. Gjëja më e keqe është fakti se këta fëmijë janë të detyruar të durojnë diskriminimin që u bëhet atyre prej mësuesve, veçanërisht femrave. Një nga shokët e vajzës sime duket se është kthyer në “tabelë qitjeje” për faktin se lyen sytë dhe vendos truk në fytyrë. Njëra nga mësueset e detyron të shkojë të lajë fytyrën dhe nuk e pranon në klasë me make up. Nga ana tjetër mësueset përdorin edhe fjalor fyes ndaj këtyre nxënësve. Pyes veten si mund të ndodhin në Milano, në vitin 2012, episode të kësaj natyre.”