Biznesi apatik ndaj punëmarrësve të ardhshëm. Sistemi formal në arsimin e mesëm profesional është përfshirë në një proces të rëndësishëm reformimi me synim rritjen e fleksibilitetit të sistemit drejt përmbushjes së kërkesave të tregut të punës dhe përmirësimit të cilësisë së sistemit. E ndërsa gjithnjë e më shumë arsimi i mesëm po orientohet drejt atij profesional, nxënësit e shkollave të mesme profesionale në të gjithë vendin hasin vështirësi në realizimin e praktikave mësimore.

Interesi i ulët i bisnesit për të çelur dyert ndaj nxënësve, oferta e kufizuar, kërkesa e gjerë, si dhe mungesa e infrasktrukturës mbeten shqetësimet kryesore të shkollave profesionale, ndërsa mungon baza ligjore për të lehtësuar bashkëpunimin me kompanitë private dhe gjithçka i lihet vullnetit të mirë të pak bizneseve.

Ariana Tahiri, drejtore e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” Durrës shprehet se ndërsa në qytete të tjera mungesës së interesit i shtohet edhe infrastruktura e biznesit për të mundësuar praktikat mësimore të nxënësve, në Durrës kapacitetet janë. Megjithatë interesi mungon. Janë shumë të pakta subjektet që shfaqen bashkëpunuese në këtë drejtim, duke shkaktuar vështirësi në aftësimin praktik të adoleshentëve që e kanë fokusuar edukimin e tyre në profesione të caktuara.

Prej dy vitesh godina e shkollës së mesme “Hysen Çela” nuk funksionon dhe nxënësit e zhvillojnë procesin në një tjetër shkollë të mesme të qytetit, te ajo “Naim Frashëri”. Ky shtegtim ka krijuar dhe më shumë nevojë për bashkëpunimin me biznesin, për të pasur mundësinë e praktikave mësimore për nxënësit. Dhe kur është gjetur rruga për bashkëpunim janë konstatuar dhe probleme. Nxënësit nuk janë përdorur për t’u praktikuar në profesionin e tyre.

Drejtuesit e arsimit të mesëm dhe specialistët e fushës shprehen se niveli i ulët i interesit të biznesit ndaj nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm profesional ka lidhje me mosbesimin e subjekteve ndaj aftësive të tyre. Oferta paraqitet e kufizuar, ndërsa kërkesa e gjerë dhe në këtë treg subjektet preferojnë studentët

Janë vendosur për të kryer punë të rëndomta që i kanë mbajtur larg aftësimit profesional. Situata të kësaj natyre vlerësohet se janë pasojë e informacionit të pasaktë mbi këtë arsim specifik nga ana e subjekteve, si dhe mungesa e marrëveshjeve të shkruara e të qarta mbi bazën e të cilave të funksionojë marrëdhënia mes palëve.

Pikërisht për të vendosur ura më të qëndrueshme bashkëpunimi në qytetin e Durrësit është zhvilluar konferenca rajonale: “E ardhmja e biznesit, arsimi profesional” e mundësuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim në kuadrin e projektit “Albis”. Në këtë konferencë përveç drejtuesve të shkollave dhe mësuesve koordinatorë për lidhjet me biznesin të ardhur nga shkolla të ndryshme profesionale të vendit ishin të ftuar edhe menaxherë kompanish dhe bankash, po vetëm një pjesë prej tyre mori pjesë, duke dëshmuar me mospjesëmarrjen shqetësimin real të drejtuesve të shkollave.

Shkollat profesionale ofrojnë mundësinë e nxënies së profesioneve dhe plotësimit të nevojave të tregut për to, duke ndihmuar në një raport të ekuilibruar midis kërkesë-ofertës, uljes së nivelit të papunësisë mes të rinjve dhe zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë, po në kohët e sotme kur studimet e larta universitare janë liberalizuar dhe ato mund t’i ndjekë kushdo kërkesë-oferta pëson një tronditje për profesionet, ndonëse ato kudo në botë janë të vlerësuara dhe të kërkuara.

Drejtuesit e arsimit të mesëm dhe specialistët e fushës shprehen se niveli i ulët i interesit të biznesit ndaj nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm profesional ka lidhje me mosbesimin e subjekteve ndaj aftësive të tyre. Oferta paraqitet e kufizuar, ndërsa kërkesa e gjerë dhe në këtë treg subjektet preferojnë studentët.

Gjatë konferencës është diskutuar mbi hartimin e marrëveshjeve konkrete, të zyrtarizuara mes arsimit të mesëm profesional dhe përfaqësuesve të biznesit. Një hapësirë të veçantë ka zënë dhe biseda mbi përparësitë që kanë kompanitë në vendosjen e këtij bashkëpunimi, ndër të cilat u veçuan investimi afatgjatë i subjekteve në burimet njerrëzore, kosto e ulët për punësime të reja, pasi jepet mundësia e njohjes paraprake dhe shmangia e shpenzimeve për kualifikim të punonjësve, si dhe përgjegjësia sociale. Në shkollë punohet dhe për integrimin gjinor profesional duke thyer stereotipet e krijuara për profesione mashkullore dhe gjinore.

Aktualisht, arsimi i mesëm profesional përballet me vështirësi konkrete në drejtim të praktikave mësimore dhe kërkon mbështetje reale, ndërsa prej tij ofrohen profesionet dhe punonjësit e kualifikuar të së nesërmes.

Ariana Tahiri:

Shkolla e mesme profesionale është e orientuar drejt nevojave të ekonomisë dhe tregut të punës. Lidhja mes të nxënit dhe praktikës është thelbësore, rrit mundësitë për praktikë dhe kualifikim cilësor në drejtimet profesionale.

Gerald Neli, nxënës:

Jam nxënës i shkollës së mesme profesionale "Hysen Ccela" dhe prej pak kohësh kam nisur të praktikohem në hotel "Nais" ku po zhvillohet dhe konferenca. Ndjehem në një ambjent mjaft miqësor për të fituar sekretet e profesionit dhe ofruar një shërbim sa më dinjitoz ndaj klientelës. Puna ime, përkushtimi im shpresoj të vlerësohet nga pronari i hotelit dhe pjesa e tjetër e stafit në mënyrë që përveç përfitimit profesional të mund edhe të punësohem këtu, për të siguruar disa të ardhura për veten dhe gjyshen time që kujdeset për mua. Zgjodha shkollën profesionale pikërisht për të fituar një profesion dhe siguruar të ardhmen time përmes punës.