Italia vijon të raportojë bilance të larta të personave, që kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe rasteve të reja ditore.

Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25,673 raste të reja me koronavirus nga 372,217 testime të bëra.

Në harkun kohor të 24 orëve kanë humbur jetën nga koronavirusi 373 persona.  Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 101,184. Ndërkohë, në terapi intensive po trajtohen 859 pacientë. Rajoni më i prekur vijon të jetë Lombardia.