Republikani Mitt Romney nis të planifikojë hapat e tij të parë në rast fitoreje. Ndërsa vetëm një ditë na ndan nga verdikti final i popullit amerikan Mitt Romney po përgatitet të qeverisë duke u bërë të ditur demokratëve se do të realizojë një “qasje pragmatike” për të evituar përsëritjen e gabimeve ideologjike të bëra nga paraardhësit e tij Bush e Obama.
Në rrugën C Street të Uashingtonit «Projekti Gadishmëria» është zyra që i është besuar Mike Leavitt, i impenjuar për të hartuar në kohë rekord axhendën e 200 ditëve të para të administratës Romney. Leavitt, ish guvernatori i Utah dhe ish ministri i Shëndetësisë gjatë administratës Bush, është njeri besnik i Romney dhe në rast fitoreje ai do të jetë shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Çdo të hënë Mitt ndërpret fushatën për disa orë me qëllim që të punojë me Leavitt mbi planin e tyre të "200 ditëve".
Ky plan është dyfishi i atyre tradicionalë prej 100 ditësh. Qe John F. Kennedy i pari president që përcaktoi këtë kufi kohor si periudhë e përshtatshme për të bërë dallimin nga njëri mandat tek tjetri. Motivi i Romney për këto 200 ditë është pengesa nga "Fiscal Cliff", ose e thënë ndryshe bllokimi i shkurtimeve në buxhetin publik në fund të vitit, pasi skadojnë taksat në fuqi të trashëguara nga administrata Bush, gjë që rrezikon ta çojnë Amerikën drejt një reçensioni të ri.
Mitt Romney po përgatitet të qeverisë duke u bërë të ditur demokratëve se do të realizojë një “qasje pragmatike” për të evituar përsëritjen e gabimeve ideologjike të bëra nga paraardhësit e tij Bush e Obama. Ai synon drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët me frontin opozitar duke anashkaluar kështu një përballje frontale. Romney është i gatshëm të punojë dhe të përpiqet për arritjen e kompromiseve. Kjo politikë duket krejt e kundërta e asaj që kandidati republikan dhe stafi i tij i ngushtë treguan gjatë kësaj fushate me tone mjaft të ndezura
Përderisa presidentit të zgjedhur më 6 nëntor do t’i duhet deri në fund të vitit të punojë me një kongres që po i mbaron mandati, Romney e di se do t’i duhet të negociojë me demokratët që kontrollojnë Senatin e këto negociata nuk pritet të jenë aspak të lehta. Për të kapërcyer këtë pengesë plani i Leavitt, sipas të përditshmes "The Politico" parashikon një qasje pragmatiste, duke lënë mënjanë ideologjinë.
“Nuk do të veprojmë si George W. Bush në vitin 2001”,- bëjnë të ditur bashkëpunëtorët e Romney në Kapitol Hill, duke lënë të nënkuptohet se do të propozojnë taksat që ishin në fuqi në vitet 2001-2003 deri në fund të vitit 2013, duke pasur kështu mundësi të hartojnë dhe prezantojnë një plan ekonomik që pritet të shtrihet në kohë. Një pragmatizëm i tillë mund të shoqërohet me shtyrjen e përballjes për "Obamacare", reformën mbi shëndetësinë, që nisi të zbatohej në vitin 2010.
Duket se republikanët do të limitohen në miratimin e rregullave të veçanta, të cilat do të kontribuojnë në zbutjen e efekteve të saj, duke anashkaluar një konfrontim me demokratët mbi këtë temë. Edhe nëse republikanët do ta arrijnë të dominojnë në Kongres, duke u marrë demokratëve edhe Senatin, Romney nuk ka për qëllim “të përsërisë në Kapitol Hill të njëjtat gabime të Obamës në 2009”. Ai synon drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët me frontin opozitar duke anashkaluar kështu një përballje frontale.
Në të njëjtën kohë në një periudhë të shkurtër duhet t’i dërgohen sinjale të djathtës republikane, që identifikohet me zv/presidentin Paul Ryan. Në këtë rast duket se zgjidhja do të jetë riaplikimi i “politikës së kryeqytetit meksikan”, e thënë ndryshe ndërprerja e fondeve qeveritare për OJQ-të që praktikojnë ose favorizojnë abortin, edhe jashtë shtetit.
Masa të tilla synojnë të ngrejnë ura komunikimi me liderët demokratë në Kongres, duke i bërë të ditur në mënyrë të veçantë, Harry Reid, kreut të senatorëve demokratë, se Romney është i gatshëm të punojë dhe të përpiqet për arritjen e kompromiseve. Kjo politikë duket krejt e kundërta e asaj që kandidati Romney dhe stafi i tij i ngushtë treguan gjatë kësaj fushate me tone mjaft të ndezura.