Të premten me datë 2 nëntor u zhvillua finalja e konkursit të historisë midis dy shkollave të mesme “Leonik Tomeo” dhe “Naim Frashëri”. Konkursi filloi me prezantimin e eseve të të dyja shkollave. E mrekullueshme ishte të dëgjoje nga një gjimnaziste e shkollës “Naim Frashëri” tek recitonte vargje të një proze poetike: Urimi më i saktë që i bëhet Shqipërisë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë do të ishte: Mbetsh e përjetshme! Po ku ka si ty moj Shqipëria ime, moj fisnikja përmbi gur, rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur.
Historiani Sali Hidri, duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë aktivitet, u shpreh se “kjo ditë nuk do të harrohet lehtë, pasi këto momente janë dhe të mbeten imazhe të bukura të këtij aktiviteti një javor të zhvilluar në këtë sallë”. Sipas Hidrit ishte mjaft e gjetur ideja e komisionit organizues që esetë të mos vlerësoheshin me notë. Ai theksoi se të dy shkollat finaliste të këtij konkursi kishin realizuar ese mjaft të arrira duke i përfaqësuar denjësisht shkollat përkatëse.
Ai iu drejtua konkuruesve me këto fjalë: “Gjithmonë ne kur mbarojmë shkollën, rritemi, burrërohemi, plakemi dhe vazhdojmë t’i kujtojmë me nostalgji vitet e shkollës së mesme. Ajo që është më e bukura e shkollës së mesme është se ne nuk themi që kemi mbaruar shkollën e mesme, por themi emrin e shkollës që ne kemi mbaruar. Dy shkollat finaliste mbajnë dy emra lapidarë të historisë sonë “Naim Frashëri” i rilindjes kombëtare dhe “Leonik Tomeo”. Hidri i kërkoi përfaqësuesit të çdo shkolle përkatëse t’i përgjigjeshin pyetjes enciklopedike: Ç’do të thotë për ju nxënës emri i shkollës suaj? Një pyetje kjo e paparashikuar prej tyre.
Në përfundim të konkursit me temë “100 vjet Pavarësi” shkolla “Leonik Tomeo” doli fitimtare në këtë maratonë 1 javore ku morën pjesë shkollat e mesme publike dhe private të qarkut. Ndërmjet 12 shkollave konkurente në këtë konkurs “Leonik Tomeo” realizoi performancën më të mirë duke u shpallur fituese
I pakënaqur nga përgjigjet e përfaqësuesve Sali Hidri i dha vetë përgjigjes pyetjes që parashtroi duke u dhënë një informcion më shumë nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet për personalitetin emrin e të cilit mbajnë shkollat e tyre. Më pas konkursi vijoi me pyetje “enciklopedike” të vlerësuara me 10 pikë, pyetjet “përshkruese” të vlerësuara me 10 pikë, videot, të cilat u vlerësuan me 6 pikë, pyetjet “përcakto” vlerësimi me 10 pikë, pyetjet “gjej” vlerësimi me 6 pikë, pyetjet “analizuese” vlerësimi me 10 pikë, pyetje të bëra nga vetë skuadrat njëra-tjetrës me vlerësim 4 pikë, gjithashtu dhe foto të shfaqura në monitor me vlerësimin 8 pikë.
Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Gladiola Busulla, duke përkrahur inisiativën e këtyre të rinjve dhe punën e bërë prej tyre për t’u paraqitur sa më denjësisht në këtë aktivitet ftoi grupin e valleve të kësaj qendre për të përshëndetur nxënësit e shkollave finaliste. Duke qëndruar në atmosferën e 100 vjetorit të pavarësisë grupi i valleve bëri një performancë të shkëlqyer me veshjet kombëtare në ngjyrat kuq e zi dhe flamujt në duar. Bashkimi i copave të shpërndara të hartës së Shqipërisë në një të vetme ishte diçka tepër emocionuese.
Në përfundim të konkursit me temë “100 vjet Pavarësi” shkolla “Leonik Tomeo” doli fitimtare në këtë maratonë 1 javore ku morën pjesë shkollat e mesme publike dhe private të qarkut. Ndërmjet 12 shkollave konkurente në këtë konkurs “Leonik Tomeo” realizoi performancën më të mirë duke u shpallur fituese. Spoti publicitar i kësaj shkolle përfshinte të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar gjatë 100 viteve Pavarësi, momentin historik kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, pjesë nga filmime të nxënësve në Amfiteatrin e Durrësit dhe Shqipërinë etnike në fund.
Në përfundim të këtij konkursi u ftuan për të dhënë çmimet drejtori i shkollës “Leonik Tomeo”, Ilir Mborja, drejtori i arsimit Filip Gjonçi si dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Eglantina Begteshi. Gjatë fjalës së saj Begteshi falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe nxënësit konkurues për emocionet pozitive që ata dhuruan gjatë të gjithë ditëve të zhvillimit të konkursit. Ajo theksoi se fituese e këtij aktiviteti në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë nuk ishte vetëm shkolla “Leonik Tomeo”, por fitues janë të gjitha shkollat pjesëmarrëse, për vetë faktin se diferenca me pikë ka qenë tepër e vogël. Kryetarja e Qarkut e mbylli fjalën e saj me urimin: Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë.
Shkolla “Leonik Tomeo”
Në konkurs morën pjesë 6 konkurentë, përfaqësues të shkollës “Leonik Tomeo”: Klea Lami, Marina Përdoçi, Enrik Xhani, Alvin Drabo, Silvana Doçi dhe Jola Shkira.
Mësueset koordinatore: Dhurata Muça dhe Aida Kasi
Për realizimin e spotit ndihmuan:Tarzan Prenga, Andi Pashako, Bekim Mulliçi
Prezantimi dhe interpretimi i esesë dhe realizimi i albumit: Sara Musta