Mutacioni britanik i koronavirusit, i cili është përhapur në të gjithë botën që nga shtatori, kur u zbulua, konsiderohet të jetë më vdekjeprurës nga 30% në 100%. Sipas studiuesve, varianti i koronavirusit B.1.1.7 është shumë ngjitës, ndërsa ka nivele më të larta të vdekshmërisë.
Në një studim që krahason shkallën e vdekshmërisë në Britani midis njerëzve që ishin të ekspozuar ndaj mutacionit britanik dhe atyre që ishin infektuar nga variante të tjera, shkencëtarët zbuluan se lloji i ri karakterizohej nga vdekshmëri dukshëm më e lartë.
Varianti B.1.1.7 u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende.
Varianti britanik tregon 23 mutacione në kodin gjenetik të virusit, një numër relativisht i madh mutacionesh dhe disa prej tyre ishin shumë më ngjitëse. Shkencëtarët britanikë besojnë se është 40% deri 70% më ngjitës sesa variantet e tjera dominuese të koronavirusit deri më tani.
Në studimin britanik botuar sot në “British Medical Journal”, tregon se infeksioni me variantin e ri rezultoi në 227 vdekje në një mostër prej 54,906 pacientëve Covid-19, krahasuar me 141 vdekje në të njëjtin mostër të pacientëve të infektuar me variante të tjera.
“Kombinuar me aftësinë e tij për të transmetuar me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht”,- tha Robert Chalen, studiues i Universitetit Exeter i cili mori pjesë në hulumtim.





