Duket se divorci i Kim Kardashian me Kanye West do të mbulohet në një farë mënyre në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Në një reklamë të re super ngacmuese për E! News Kim shihet duke qarë dhe deklaruar, “Ndihem si një humbëse”.
Motra e saj e vogël, Kendall Jenner, është gjithashtu e përlotur gjatë bisedës familjare. Megjithëse nuk shpjegohet se çfarë e përloti Kim-in, duket si një bast i sigurt se kjo ndodhi për divorcin e saj nga babai i katër fëmijëve të saj.
Ndërsa divorci i saj po zhvillohej, Kim është mbështetur në familjen e saj të famshme gjatë një periudhe të vështirë.
“Familja e saj ka kaluar kaq shumë kohë së bashku, qofshin takime familjare, që fëmijët e saj të kalojnë kohë me Kris [Jenner] dhe më shumë. E gjithë familja ka vepruar si një sistem i madh mbështetje për Kim” i tha më parë një burim ET-së.
“Kim e ka bërë gjithashtu një pikë për ta mbajtur veten të zënë. Ajo nuk është e interesuar të intervistohet tani dhe është e përqendruar në familjen e saj dhe në qetësimin e situatës.”
Kim zyrtarisht bëri kërkesë për divorc nga Kanye në fund të shkurtit.





