Mbretëresha dhe Pallati i Buckingham më në fund kanë reaguar pas intervistës së Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey, ku çifti foli për përvojat e tyre në institucion. Ndër pretendimet e tyre ishte se një anëtar i familjes mbretërore (jo Mbretëresha ose Princi Philip) kishte shqetësime se lëkura e Archie do të ishte shumë e errët. Po ashtu, Meghan zbuloi se institucioni refuzoi ta linte të trajtohej kur ajo mendoi të kryente vetëvrasjeje.

Pallati Mbretëror ka publikuar një deklaratë të shkurter në emër të Mbretëreshës, ku shkruhej:

“E gjithë familja është e pikëlluar pasi mësoi sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Disa prej çështjeve duhet të merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes.”

Vlen të theksohet se Meghan dhe Harry folën ngrohtësisht për Mbretëreshën në intervistën e tyre me Oprah.