Në Itali janë regjistruar ditën e sotme  19749 raste të reja me koronavirus nga 345.336 tamponë që janë bërë në 24 orët e fundit.

Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve pozitive është Lombardia: +4,084.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 376 është numri i fataliteteve nga COVID-19. Teksa njoftohet se në 24 orët e fundit numrat kanë pësuar një rritje krahasuar me dje, që ishin 318 viktima.

Në total numri i personave që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë është 100479.