Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar “Good Morning Britain”, Thomas Markle, babai i Meghan, i doli kundër të bijës duke u pozicionuar nga ana e Pallatit Mbretëror. Si fillim, ai tha se komentet rreth ngjyrës së lëkurës së nipit të tij janë bërë nga një anëtar jo i rëndësishëm i Familjes Mbretërore, duke e konsideruar jo si “racizëm” këtë veprim, pasi dhëndri i tij i tha Oprah Winfrey se racizmi ishte një nga arsyet kryesore pse çifti u largua nga Mbretëria e Bashkuar.
“Po mendoj se është thjesht një pyetje idiote nga dikush, jo shumë i rëndësishëm brenda familjes. Mund të jetë kaq e thjeshtë – jo racizëm total. As Britania, as Pallati Mbretëror nuk karakterizohet nga njerëz racistë.”
Markle gjithashtu i bëri thirrje vajzën e tij që të mbështetej tek ai dhe të përpiqej të rregullonte marrëdhëniet e tyre. “Tani jam vetëm 70 milje larg,” tha ai.
Thomas u shpreh se i ka kërkuar shumë herë falje të bijës për marrëveshjen me paparacet para dasmës mbretërore të saj dhe theksoi se do të takohet me nipin e tij, Archien, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin.
Po ashtu, ai u ndal edhe te deklarata e Meghan, e cila tha se ka menduar vetëvrasje, duke u shprehur se u mërzit nga ajo që dëgjoi, por shtoi se nëse e bija do kishte folur me të dhe familjen do e kishte patur më të lehtë. Madje, ai deklaroi se Harry nuk e ka mbështetur Meghan aq sa duhet, ndaj ajo ka menduar t’i japë fund jetës.
“Më mërziti vërtet. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua, pjesëtarë të tjerë të familjes, që ajo pretendon se nuk i njeh”, është shprehur ai.





