28 nëntor 2015 – Kazinotë dhe lojërat elektronike do të vazhdojnë edhe për dy vite të tjera të jenë brenda qendrave të banuara sikundër kanë operuar deri më tani. Zhvendosja e tyre në periferitë e qyteteve do të ndodhë pas 31 dhjetorit 2017.
Kështu ka vendosur Komisioni i Ligjeve, që miratoi projektligjin e ri që rregullon veprimtarinë e këtij biznesi. Relatori i projektligjit, deputeti Ulsi Manja kërkoi shtyrjen e afatit me një vit, por pas propozimit të deputetit të PDIU-së, Tahir Muhedini, u miratua shtyrja për dy vjet, me argumentin se kompanitë e lojërave të fatit janë kontribuues të rëndësishëm në buxhetin e shtetit.
/portali DurresLajm/





