28 nëntor 2015 – Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët mbanin në lokalin e tyre kanabis sativa, si dhe disa pajisje teknologjike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
U arrestuan Limoz Taraj, 51 vjeç, dhe Skënder Taraj, 47 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e tyre në lagjen nr. 17, policia gjeti dhe sekuestroi:
-rreth 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa,
– disa llampa, llamarina inoksi me portollampa dhe një transformator që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Dy shtetasit Taraj akuzohen për dy vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”.
/S.L. portali DurresLajm/





