26 nëntor 2015 – Kryetari i degës teknike të OSHEE- së për Rajonin Abdyl Koka, dhe kreu i OSHEE-së për qytetin, ish-kandidati i PS-së për deputet, Sokol Sula, së bashku me 8 specialistë të tjerë janë larguar nga puna pas një urdhri të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE-së në Tiranë.
Mësohet se shkarkimet kanë ardhur pas disa paralajmërimeve me shkrim për performancë të ulët në detyrë, nga ana e punonjësve të shkarkuar. Ndërkohë, në drejtorinë e OSHEE-së për Durrësin është bërë edhe prezantimi i drejtorit të ri, Henkel Qerimi, anëtar i Këshillit Bashkiak, përfaqësues i PS-së në këtë Këshill.
/portali DurresLajm/





