26 nëntor 2015 – Një grup ish-të përndjekurish janë përplasur sot me policinë teksa po zhvillonin një protestë para Kuvendit.

Njëri prej tyre ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kuvendit, ku ndërkohë po zhvillohej seanca plenare e radhës.

Por ai është neutralizuar nga një grup i efektivëve të njësisë “Shqiponja”, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në polici, ndërsa të tjerët vijojnë protestën.

Për të shmangur incidente të tjera, policia ka krijuar një gardh para hyrjes së Kuvendit.

/portali DurresLajm/