11 nëntor 2015 – Studentët kanë nisur këtë paradite një protestë masive kundër ligjit të Arsimit të Lartë, por edhe kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike, siç e quajnë ata.

Së bashku me aktivistët e Lëvizjes për Universitetin, janë edhe pedagogë, aktivistë dhe shoqëria civile gjithashtu.

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më parë, studentë të fakulteteve të ndryshme kanë nisur marshimin e tyre nga Korpusi drejt godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, police të shumta femra janë vendosur në rresht përpara Kryeministrisë.

/portali DurresLajm/