2 tetor 2015 – Thirrjet raciste në stadiumin e Lokomotivës së Moskës u dëgjuan nga të gjithë, por jo nga trajneri i skuadrës vendase Igor Sherveshenko. Ai në fund të takimit i pyetur nga mediat vendase tha se nuk e kuptoi se çfarë thanë tifozët e tij. “Unë nuk e di serbisht. Unë nuk e kuptoj”, citohet Sherveshenko nga mediat ruse.

Një sjellje antisportive në këtë rast edhe nga trajneri mik sikur mos të mjaftonin ultrasit moskovitë. Lojtarët e Skënderbeut e treguan veten në fushë me lojë dhe fair play. Tani radhën e ka UEFA që t’ia përkthejë trajneri të Lokomotivës edhe çfarë thanë mbështetësit e ekipit të tij. 

/portali DurresLajm/