Nga festa e birrës tek ajo e çajit, Durrësi zbulon mbrëmjet pa turistë
26shtator 2015 – Që nga mbrëmja e së premtes, njëlloj si Korça apo Tirana, edhe Durrësi ka festën e tij të birrës. Mijëra qytetarë kanë festuar nën tingujt e muzikës, ndërsa sheshi qendror “Liria” i saporindërtuar është kolauduar edhe në përmasën e festave gastronomike.
Veprimtaria e titulluar “Festa e miqësisë” do të jetë e hapur edhe në dy ditët e fundjavës, duke i dhënë shtatorit një atmosferë të këndshme.
Një festë tjetër e përmasave më modeste është parashikuar të dielën pasdite në shëtitoren “Taulantia”. Një tjetër biznes privat ka ftuar qytetarët në mbrëmjen e shijimit të çajit. Durrësi po dëshmon se di të organizojë festa edhe kur turistët janë larguar.
/portali DurresLajm/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Vrasja me armë zjarri në Memaliaj, policia jep detaje: Viktima humbi jetën rrugës për në spital, i plagosur edhe vëllai i autorit





