6 shtator 2015 – Një ngjarje e rëndë dhe e padëgjuar më parë vjen nga qyteti i Durrësit. Një djalë 14-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 5 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Durrësit, e cila në një njoftim për shtyp shpjegon se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, më 3 shtator, por rasti i paprecedentë është denoncuar vetëm ditën e sotme nga shtetasi V.X., 34 vjeç, familjari i vajzës me iniciale A.X.

Menjëherë pas denoncimit në polici, Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë 14-vjeçarin me iniciale R.K., i cili është protagonisti i ngjarjes së pazakontë. 

Ai do të dalë para drejtësisë i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit.

/S.L. portali DurresLajm/