3shtator 2015 – Pishina publike “Taq Dafa” do të funksionojë me ujë të ëmbël. Dilema është zgjidhur ditët e fundit, kur baseni i saj u mbush me ujë nga autobotet e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës.
Operacioni i furnizimit me ujë të ëmbël ka zgjatur të paktën një javë dhe aktualisht pishina “Taq Dafa” është gati për të nisur veprimtaritë e parashikuara gjatë muajit shtator. Nuk dihet ende se si do të funksionojë sistemi i pastrimit të ujit apo i rifurnizimit të basenit në të ardhmen.
Projekti i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e pishinës publike të Durrësit ka një vlerë prej 35 milionë lekësh.
/portali DurresLajm/