Rajoni Durrës-Tiranë, qendra e zhvillimit ekonomik të vendit
18 gusht 2015 – Qeveria shqiptare ka identifikuar zonën Tiranë-Durrës si një ndër hapësirat më të rëndësishme ekonomike për vendin si dhe në Ballkan. Për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm, territorial dhe urban të kësaj zone, Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit kanë ndërmarrë nismën për hartimin e planit të integruar ndërsektorial (PIN) për zonën ekonomike Tiranë-Durrës. Duke parë kompleksitetin ekonomik të zhvillimit dhe morfologjisë së territorit dhe për t’iu përgjigjur sfidave e harmonizuar veprimet, plani është përcaktuar si ndërsektorial dhe i integruar.
Rajoni Durrës-Tiranë është nyja kryesore e ndërveprimit të burimeve njerëzore, mallrave dhe hapësirave të jetueshme të veriut dhe jugut të Shqipërisë si dhe porta hyrëse e “Korridorit 8”. Ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e rajonit luajnë dhe portat logjistike të pozicionuara në të: porti i Durrësit dhe aeroporti “Nënë Tereza”, parqet logjistike dhe parqet energjetike Spitallë, parku logjistik Laknas.
Rajoni “Durrës-Tiranë” është kontribuesi kryesor i zhvillimit ekonomik në rang kombëtar, si në numër biznesesh po njësoj dhe në shumëllojshmërinë e tyre, kjo falë prezencës së lartë në numër të institucioneve dhe numrit të lartë të dendësisë së banorëve në rajon si dhe pozicionimit të favorshëm gjeografik. Numri i bizneseve në rajon është 53 640 njësi (INSTAT 2012 ). Ky numër është i përbërë nga bizneset e Durrësit dhe Tiranës. Në nivel kombëtar ato përfaqësohen me 38.7 për qind Tirana dhe 11.8 për qind Durrës. Shoqëritë aksionare të rajonit ne raport me nivelin kombëtar janë: Tirana me 626 shoqëri ose 49.2 për qind. Durrësi me 100 shoqëri ose 7.9 për qind. Përqendrimi i kapitalit të shoqërive aksionare në nivel vendor është 76.4 për qind në Tiranë dhe 3.7 për qind në Durrës.
Përqendrimi i bizneseve në rajon është kryesisht i fokusuar në këto zona funksionale: Tiranë, Tiranë-Vorë, Tiranë-Kamëz. Durrës-Shkozet, Durrës-Shijak-Xhafzotaj. Shijak-Xhafzotaj-Sukth. Zonat funksionale sekondare: Kamëz-Nikël, Kamëz-Paskuqan, Kashar-Tiranë, Vorë-Bërxull-Marqinet-Maminas, Shijak-Manëz. Sektorët ndërveprues në rajon: shërbime-rekreacion, ndërtim, industri, turizëm.
Burimi (hartat dhe informacionet): AKPT
/red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK hap aplikimet për 40 vende pune në BKH, ja kriteret dhe afati i aplikimit
Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës ende aktive, digjen mbi 300 hektarë pyje me bredha
Zjarre rekord në Britani mes valës së pestë të të nxehtit! Shtëpi të djegura, qindra të evakuuar
Tërmeti në Kolumbi/ Banka Botërore akordon 200 mln dollarë ndihmë emergjente





