· Roja Bregdetare Italiane: Pasoja të rrezikshme për mjedisin detar dhe jetën e 8 pjesëtarëve të ekuipazhit
7 gusht 2015 – Mediet vendore italiane të Puljes, Ortantos dhe Salentos njoftojnë se më 6 gusht 2015 Roja Bregdetare italiane gjatë një inspektimi në bordin e anijeve të huaja të bregëzuara në portin e Otrantos, ka bllokuar anijen tregtare “Milton” me flamur shqiptar, për mangësi të rënda me pasoja të rrezikshme për sigurinë e mjedisit detar dhe jetën e 8 pjesëtarëvetë ekuipazhit. Anija do të qëndrojë e bllokuar në port deri sa të eliminohen plotësisht mangësitë.
Anija “Milton” ka pasur si destinacion portin e Otrantos. Ka mbërritur në portin italian më 5 gusht 2015, ora 08:34:00. Është nisur nga porti shqiptar i Shëngjinit më 4 gusht 2015, ora 17:18:00.
Info / Skeda e anijes “Milton”
IMO: 7607467
Flamuri: Shqipëri
Porti i regjistrimit: Durrës
Tipi: anije mallrash
Tonazhi: 2 440 t
Gjatësia × gjerësia: 82 m × 12 m
Viti i ndërtimit: 1976
Kantieri i ndërtimit: Scheepswerf Bodewes Ton – Franeker, Holandë
Shoqëria klasifikuese: Regjistri Detar Shqiptar / Albanian Shipping Register
Menaxher & pronar: Zotaj Shipping & Trading, Durrës, themeluar më 10 shator 1996
Emrat e mëparshëm: “Kim” deri në tetor 2003 dhe “Imke” deri në janar 1987.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





