7 gusht 2015 – Historia që nisi më 15 korrik duket se do të vijojë deri në gjetjen e vajzave, Orialdës 18-vjeçare dhe motrës së saj 14 vjeçe me inicialet K.K. Familja Kajtazi nga Spitalla e Durrësit, akuzon policinë për neglizhencë, kurse blutë shprehen se kërkimet po vijojnë intensivisht deri në gjetjen e tyre.
Një informacion i detajuar, bashkë me fotot e vajzave, u është përcjellë komisariateve dhe postave policore në Sarandë, Himarë, Vlorë, etj. Nga një verifikim në sistemin TIMS, policia ka konstatuar se vajzat nuk e kanë kaluar kufirin. Nëse ndodhen jashtë vendit, largimi i tyre mund të jetë mundësuar nga rrugë ilegale. Gazeta ‘Shqip’ shkruan se nga të dhënat që disponon policia e Durrësit, ka indicie që flasin për vendndodhjen e tyre në zonat bregdetare.Kjo u mundësua nga verifikimi i valëve telefonike, pasi orët e fundit kanë mbërritur sinjale, ku celularët e vajzave janë lokalizuar në zonat jugore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





