6 gusht 2015 –  Lëkundje toke jo të lehta në pasditen e së enjtes, më 6 gusht 2015, në burimet e përroit të famshëm të Zaranikës. Rrjeti sizmologjik shqiptar dhe ai evropian kanë regjistruar një tërmet me forcë me forcë M=3.3 dhe epiqendër në thellësinë 3 km. Dukuria tektonike ka ndodhur të enjten më 6 gusht 2015, ora 14:45:17 (GMT) ose 16:45:17 (ora e Shqipërisë). Tërmeti është lokalizuar në zonën malore, 15 km në veri të qytetit të Elbasanit, në koordinatat 41.22° V, 20.11° L. Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale, por kjo ngjarje sizmike është ndier dhe në Elbasan e Librazhd.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/