27 korrik 2015 –  Ndonëse dispeçeria e Autoritetit Portual Durrës nuk pasqyron raportin e anijeve në portin privat të Porto Romanos, “Romano Port”, burime nga kapitaneria i thanë “Dyrrah”-ut se më 29 korrik 2015 do të mbërrijë në veri të qytetit një tanker me gaz të lëngshëm. Është fjala për anijen JS CAESAR, ndërtim i vitit 2012. Është nisur nga Port Said i Egjiptit më 25 korrik 2015, ora 23:16, sipas kohës së atjeshme. Më 27 korrik 2015, ora 19:30, sipas AIS-it (Sistemi i identifikimit automatik) mjeti lundrues ndodhej në detin Mesdhe, në jugperëndim të ishullit grek të Kolpos-it, rrugës për në Porto-Romano.

Info

JS CAESAR është regjistruar në Singapor. Ka një tonazh prej 5 036 tonësh, gjatësi 99.85 m, gjerësi 17,4 m. Është ndërtuar në kantierin Nantong Sinopacific Offshore & Engineering-Qidong, Kinë. Është klasifikuar nga “Germanischer Lloyd”, menaxhohet nga kompani gjermane “Hartmann Reederei” në Leer, me pronare kompaninë e Hamburgut “Gaschem Services”. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/