27 korrik 2015 – Vijon me intensitet puna nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.
Gjatë javës që lamë pas, nga data 20-26 korrik, kanë marrë pjesë 90 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE në një operacion në të gjithë vendin, ku janë kryer kontrolle në 3.567 raste.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, janë evidentuar 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 50 autorë. Nga këta, 15 persona janë arrestuar në flagrancë, 34 do të ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 tjetër person është shpallur në kërkim.
Po gjatë kësaj periudhe mësohet se janë ndërprerë 1.498 lidhje të abonentëve debitorë dhe 50 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 79 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





