24korrik 2015 – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mesditen e sotme në fabrikën e prodhimit të fishekzjarreve në Bari. Konfirmohet për 4 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Identiteti i tyre nuk dihet ende, ndërkohë që në ankth janë dhe shqiptarë, të cilët kanë të afërm që janë punonjës në fabrikë. Nga mediat italiane mësohet se në fabrikë ndodheshin 14 punëtorë, të cilët po prodhonin me intensitet për të furnizuar disa qytete, ku festohen disa evenimente në këtë periudhë.

Dyshohet se flakët janë fillimisht në një furgon dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë fabrikën. Zjarrfikësit po punojnë për të gjetur dhe zonat ku ka ende eksploziv dhe për të shmangur vazhdimin e djegies së fuqishme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/