21 korrik 2015 – Një peshk helmues po shërbehet nëpër restorantet e bregdetit shqiptar. Bëhet fjalë për Lagocephalus sceleratus, peshk ekstremisht helmues, tani edhe në rrjetat e peshkatarëve ne Himarë.

Pavarësisht se peshkatarët nuk e njohin fare dhe e këshillojnë për konsum me justifikimin se "çfarë del nga deti, hahet pa problem", pas konsumimit të tij shkaktohet paralizë e muskujve, bllokohet frymëmarrja dhe ndalen të rrahurat e zemrës, shkruan gazeta ‘Express’.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/