21 korrik 2015 – Arrestohet autori i tretë i grabitjes së bankës ‘Credins’ që ndodhi dy javë më parë në Durrës.

Altin Aliaj, 37 vjeç u arrestua mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, i cili sapo ishte kthyer nga Italia. Pas një kontrolli në sistemin TIMS, rezultoi se Aliaj ishte person në kërkim, çka solli më pas dhe prangosjen e tij.

Grabitja e bankës ndodhi më 8 korrik, në mes të ditës në qendër të Durrësit, ku dy grabitësit hynë në bankë të maskuar në mënyrë të sofistikuar si persona të moshuar dhe arritën të merrnin mbi 30 milionë lekë. Por, në kohë rekord policia e Durrësit arrestoi njërin prej tyre, 31-vjeçarin Alban Duka, ndërsa autorin tjetër e arrestoi një ditë më pas.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/