20 korrik 2015 – Temperaturat e larta në zonën bregdetare të vendit kanë ndikuar në “emigrimin” e përkohshëm të mjaft pushuesve drejt rajoneve të freskëta në veri dhe në juglindje të vendit.

Hotelet e qytetit piktoresk të Pogradecit fundjavën e kaluar kanë qenë plotësisht të zënë me frekuentues nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilët kanë preferuar freskinë e liqenit për pushimet e tyre.

Temperaturat malore dhe mikpritja e banorëve të qytetit të vogël e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një nga pikat e preferuara të pushimeve verore për qindra famijarë nga qytete të ndryshme të vendit.

Javën e kaluar zona qendrore e vendit u përshi nga temperaturat e larta deri në 39 gradë, ndërsa temperaturat maksimale në Pogradec nuk e kalojnë kuotën 28-29 gradë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/