18 korrik 2015 – Dyndje pushuesish këtë fundjavë drejt plazheve të shumta të Durrësit. Temperaturat e larta të ditëve të korrikut ka bërë që njerëzit t’u drejtohen plazheve.

Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, të shumtë ishin ata të cilët kanë preferuar të kalojnë orët e paradites në plazh për t’iu shmangur sadopak të nxehtit të sotëm.

Plazhi tradicional i Durrësit mbetet ende më i populluari, ku veç vendasve, të shumtë janë ata të cilët kanë udhëtuar nga Kosova apo Maqedonia drejt Durrësit, një dashuri e vjetër e tyre.

Për durrsakët, ndër plazhet më të frekuentuara mbeten Gjiri i Lalëzit, Bishti i Pallës, Currilat dhe Kallmi. Rëra cilësore, uji i detit dhe investimet e shumta nga biznesi në këto plazhe, e bëjnë Durrësin padyshim destinacionin kryesor në këtë sezon veror, sidomos në fundjavë ku numri i pushuesve rritet ndjeshëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/