18 korrik 2015 – Fenomeni i erozionit dhe mbetjet plastike të lumenjve rrezikojnë seriozisht kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. I njohur edhe me emrat Bishti i Muzhlit apo kepi i Skënderbeut, Rodoni po dëmtohet vazhdimisht nga gërryerjet detare, që janë më të dukshme në pjesën ballore të kepit, atje ku pesë shekuj më parë është ndërtuar edhe kalaja.

7-8 vjet më parë, Drejtoria Rajonale e Monumenteve në Tiranë kreu një ndërhyrje për përforcimin e mureve të kullës kryesore, por punimet nuk kanë mundur të ndalojnë përparimin e erozionit në të dyja anët e kodrës.

Ndërkaq, mbetjet e çdo lloji që mbërrijnë në gjirin verior nga rrjedha e lumit Ishëm depozitohen masivisht në brigjet ku ndodhen monumentet e kalasë dhe të kishës së Shna Ndout në Rodon.

Ndërhyrja e herëpasherëshme e shoqatave mjedisore nuk mundet të sigurojë një pastërti të vazhdueshme në afërsi të Kalasë së Skënderbeut.

(Foto nga Kepi i Rodonit)

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/