Tharësja e flokëve është një nga mjetet themelore të një gruaje dhe në fakt është më e dobishme sesa imagjinoni. Përveç tharjes së flokëve të lagur, ka disa përdorime alternative në shtëpi që e bëjnë më të lehtë jetën e përditshme.
Mund të thani thonjtë
Ndizni tharësen e flokëve me ajër të ftohtë dhe drejtojeni drejt manikyrit të thonjve që keni vendosur. Manikyri do të thahet shumë më shpejt.
Hiqni pluhurin nga tastiera e kompjuterit
Është një pajisje që nuk pastrohet shumë lehtë. Megjithatë, me tharësen e flokëve mund të pastroni pluhurin nga PC-ja.
Hiqni ngjitësit
Tharësja e flokëve do t’ju ndihmojë të hiqni lehtësisht afishet nga një produkt i ri që sapo keni blerë. Ndizeni nga ajri i nxehtë dhe kthejeni drejt ngjitëses.
Hekurosni shpejt
Nëse keni një veshje pak me rrudha dhe nuk keni kohë ta hekurosni, përpiquni ta varni dhe ndizni tharësen e flokëve për pak kohë. Bën mrekulli.





