31 maj 2015 – Mëngjesin e sotëm, në oborrin një shtëpie në Krujë është hedhur një granatë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Sipas policisë, granata është hedhur nga disa persona të paidentifikuar në banesën e shtetasit me iniciale A.G.

Efektivët e policisë ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/