31 maj 2015 – Policia e Kardifit (Cardif) kryeqyteti i Uellsit ka deklaruar person të zhdukur Sanije Asllanin. Sanija u deklarua e zhdukur, që mbasditen e së enjtes më 28 maj 2015. Ajo është rreth 155 cm e gjatë, me trup të imët, flokë të zeza e të drejta. Policia angleze i bën apel publikut të telefonojë në një numër pa pagesë nëse dikush ka të dhëna për Sanijen, emigrante me dokumente të rregullta në Mbretërinë e Bashkuar.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/