31 maj 2015 – Shtatë persona janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike, në kuadër të operacionit që policia zhvillon çdo javë për shkëputjen e e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Gjatë kontrolleve nga ana e OSHEE-së dhe policisë janë evidentuar 23 raste për këtë javë, dhe janë ndërprerë 1459 lidhje të abonentëve debitorë.
Nga këto raste, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, janë shpallur në kërkim 10 persona dhe 6 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/