30 maj 2015 – Arrestohet një 37-vjeçar i kërkuar për dhunë në familje. Vath Uku, banues në Durrës, sipas policisë, kërkohej prej disa kohësh për këtë akuzë. Ndaj tij familjarët kishin bërë denoncim për dhunim dhe gjykata vendosi në mungesë dënimin me 5 muaj burg. Uku ra në prangat e policisë dhe u dërgua në paraburgim për të vuajtur dënimin e dhënë nga trupi gjykues.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”