30 maj 2015 – Karabinierët e qytezës siciliane të Santa Kroce Kamerinas (Santa Croce Camerina) arrestuan Alket Bezhdilin, 24 vjec.  Ai u arrestua, sepse ndonëse nën masën e sigurisë arrest shtëpie për shpërndarje droge, vazhdimisht e thyente këtë masë sigurie. Alketi, megjithë moshën e re ka disa precedentë penalë për vjedhje (8 maj 2010), për drogë, madje që në moshën 14 vjecare kishte shkaktuar probleme në Komunitetin për të mitur të rrezikuar nga krimi “Sacro Cuore di Santa Croce Camerina”.Pas arrestimit Alketi u dërgua në burgun e Raguzës.

 

 

GJERGJ THANASI