29 maj 2015 –Gjykata Mbretërore e Liverpulit dënoi tre shqiptarë me 40 muaj burg secilin për kultivim kanabisi.

Shqiptarët e dënuar janë: Vullnet Cjapi, 27 vjeç, Afrim Hoxha, 45 vjeç dhe Ledian Kola, 39vjeç. Më 5 maj 2015, policia angleze ushtroi kontroll në një shtëpi në periferi të Liverpulit, ku zbuloi një plantacion kanabisi. Policia asgjësoi rreth 3 000 bimë kanabisi në stade të ndryshme zhvillimi. Nëse kjo sasi kanabisi do të shitej me pakicë në Angli, do t’u siguronte “kultivuesve” rreth  një milion e gjysmë stërlina të ardhura. Gjykatës iu paraqitën prova, që ky ishte rasti i dytë, që kultivohej kanabis në këtë banesë. Pikërisht duke pasur parasysh këto rrethana rënduese, gjykata i dënoi tre kanabis-rritësit shqiptarë me nga 40 muaj burg.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/