29 maj 2015 – Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e djeshme, që bënte fjalë për trafikantin italian që u kap në flagrancë me armë në Portin e Durrësit.

Përveç arrestimit të italianit 32-vjeçar Gino Negro, Policia e Durrësit sqaron nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se nga veprimet e para hetimore dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u konkludua se janë të implikuar edhe dy shtetas të tjerë:

-Argjent Lleshi, 38 vjeç, banues në Dibër,

-A.E., 17 vjeç, banues po në Dibër.

Nga hetimet rezulton se italiani ia ka blerë armën dy dibranëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën  penale: “Trafikimi i armëve dhe municioneve, në bashkëpunim të mbetur në tentativë”.

Për më tepër rreth lajmit të djeshëm, mund të lexoni këtu: Trafikanti italian kapet me armë në Portin e Durrësit

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/