26 maj 2015 – Pas 22 vitesh kreu i Kuvendit, Ilir Meta, hipën në tren. I shoqëruar nga ministrat Koka dhe Haxhinasto, Meta kujtoi kohën kur udhëtonin në plazh ditën e diel, ndërsa udhëtoi me ta nga stacioni i ri i trenit në Kashar, drejt Vorës. Sipas Metës, rehabilitimi i transportit hekurudhor mundëson lëvizjen komode, kryesisht të studentëve nga Durrësi. Ndërkohë ai kërkoi nga kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, që sipas tij do të jetë Erion Veliaj, që të rikthejë stacionin e trenave në kryeqytet.

Udhëtimi nga Tirana në Durrës, sipas ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto është 100 lekë: 30 lekë me autobus nga Tirana në Kashar, (nisja pranë Muzeut Kombëtar) dhe 70 lekë treni nga Kashari në Durrës e anasjellas. Aktualisht janë 2 vagonë dhe lokomotiva të rinj dhe pritet që më vonë të shtohen vagonë të tjerë modern.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”